U prek nga surpriza emocionuese e fansave, Chrissy Teigen shpërthen në lot në Instagram

Chrissy Teigen ka ndarë në rrjete sociale një video emocionuese, në të cilën shfaqet duke qarë për shkak të letrave të shkruara nga fansat e saj. Ish-modelja ka marrë disa letra nga fansat, në të cilat ata i shprehin ngushëllimet për humbjen e fëmijës vitin e shkuar dhe ky gjest e ka prekur së tepërmi. Në video ajo nuk shfaqet me fytyrë, por dëgjohet teksa qan dhe flet për letrat e fansave.

“Ky është vetëm një grumbull letrash që sapo morëm, sepse vendi ku morën zakonisht letra nga ju, ku ju na dërgoni letrat, ishte mbyllur dhe tashmë sapo u hap. Dhe tani kemi gjithçka. Ju më keni dërguar letrat, kartolinat dhe librat më të bukur për ngushëllim dhe dua t’ju bëjë me dije se i kemi marrë të gjitha.

Do i lexoj të gjitha. Dhe ju dua. Ju dua, ju dua. E kuptova, Ok? E kuptova dhe ju dua”, shprehet Chrissy në video.

Në muajin shtator, Chrissy tregoi përmes disa postimeve në Instagram se kishte humbur fëmijën që po priste të vinte në jetë. Ajo ishte shtatzënë me një djalë, të cilin do e quante Jack dhe nuk mundi ta sillte në jetë për shkak të një hemorragjie.

Në muajin shkurt, ish-modelja i bëri një dedikim shumë prekës djalit të saj, i cili do të vinte në jetë pikërisht në atë kohë.

“Të duam përgjithmonë”, shkroi Chrissy në një homazh për vogëlushin.

LEXO EDHE:

Back to top button