“Lagja e Trimave” – Reagime të shumta në 7-vjetorin e ngjarjes

"Lagja e Trimave" - Reagime të shumta në 7-vjetorin e ngjarjes

7 vite pas zhvillimeve në Kumanovë, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela vlerëson se në vend që të zbardhet e vërteta për këtë rast, të drejtat e të burgosurve shkelen çdo ditë e më tepër.

Sipas tij, regjimi BDI-LSDM nuk materializoi as premtimin për përsëritjen e procesit gjyqësor me asistencë nga FBI dhe CIA.

Ndërkohë Sotajançe Angellov përmes një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar se edhe pas 7 viteve nuk dihet cili ishte motivi i grupit dhe kush e inspiroi këtë rast.

Kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski përmes një reagimi ka kujtuar se akoma nuk dihen skenaristët e këtij rasti dhe se përgjegjësit vazhdojnë të heshtin.

Lëvizja Besa ka kujtuar protestën e vitit 2016 dhe kërkesat e tyre për zbardhjen e plotë të rastit “Lagja e Trimave”.

LEXO EDHE:

Back to top button