Lagjja te kazerma në protestë për rrugën, banorët: Me dekada po premtohet

Lagjja te kazerma në protestë për rrugën, banorët: Me dekada po premtohet

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Prej tre dekadash banorët e lagjes tek kazerma e qytetit të Tetovës, presim rregullimin e rrugës, por, përveç premtimeve, nuk kanë fituar asgjë. Ata protestuan në lagjen e tyre për të shprehur revoltën kundër kësaj neglizhence të institucioneve.

“Që prej viteve të 90-ta vetëm vijnë e masin dhe asgjë nuk bëjnë. Vendosin anësoret i heqin, mbetjet nuk i pastrojnë ja e shihni edhe vetë. Bërllokun këtu e hedhin atje e shkarkojnë, trotuarin e kanë zanë me bërllok, drita s`kemi tash e pesë muaj i kanë ndal. Natën s’mundemi të hyjmë në shtëpi nga terri, balta llaçi”.

“Ne këtë problem e kemi gjatë kohë. Kemi bë shpesh kërkesë e ankesa, edhe intervista, por kot, s’na merr parasysh askush. Shpesh kam qenë edhe vet në komunë, edhe për rrugën edhe për rrymën, po na thanë s`do ketë edhe të paktën një vit e gjysmë”.

“Unë që si fëmijë e mbaj mend tek ai dheu kishim parkun. Tani e kanë mbush me dhe me mbetje me krejt. Problemi më i madh është se kemi pleq dhe kur sëmurën dhe thirrëm ndihmën e shpejtë nuk vijnë në këtë rrugë sepse thonë është krejt gropa. Na duhet me i marr pleqtë në krah ti nxjerrim në rrugë dhe ti merr ndihma e shpejtë”.

Nga komuna e Tetovës thonë se për depërtimin e këtij bulevardi tek kazerma e qyteti nevojitet eksproprijimi i disa pronave.

“Komuna e Tetovës ka marrë hapa konkret drejt realizimit të kësaj rruge dhe e njëjta në vitin 2023 është paraparë në program për tu realizuar, por vazhdon edhe më tej të jetë i njëjti problem me pronat që duhet të eksproprijohen dhe të paguhen nga ana e komunës”, tha Memet Jonuzi. Komuna e Tetovës.

Banorët thonë se faji për mos hapjen e kësaj rruge qëndron vetëm tek një banor, i cili shkaku i mos vlerësimit si duhet të pronës së tij, nuk pajtohet që të liroj vendin për hapjen e rrugës. Nga komuna thonë se, ky problem do të zgjidhet brenda vitit të ardhshëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button