Lajm i mirë për PSZH-në, rikuperohen të gjithë lojtarët

Lojtarët e PSZh-së, Kilian Mbape, Lionel Mesi dhe Marko Veratti do të rikuperohen për ndeshjen e 1/16-tës së Ligës së Kampionëve kundër Bajernit.

Sipas “Le Parisien”, Mbappe nuk ka luajtur që kur u dëmtua më 1 shkurt në fitoren 3-1 kundër Montpeljes. Të dielën ai zhvilloi pjesërisht një seancë stërvitore me grupin e përgjithshëm, ndërsa në stërvitje mori pjesë edhe Veratti. Messi do të punojë me grupin e përgjithshëm gjatë ditë së hënë.

Ndeshja PSZH-Bajern do të zhvillohet më 14 shkurt në Paris.

LEXO EDHE:

Back to top button