Von der Leyen bisedë telefonike me Erdogan, premton mbështetje shtesë për Turqinë

Von der Leyen bisedë telefonike me Erdogan, premton mbështetje shtesë për Turqinë

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka premtuar ndihmë shtesë për Turqinë ndërsa vendi po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të së hënës së kaluar.

Në një telefonatë të dielën, Von der Leyen i tha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se “Komisioni do të miratojë mbështetje shtesë dhe do t’i përgjigjet kërkesës së fundit të Turqisë për më shumë kapacitet strehimi – në veçanti tenda, batanije, ngrohëse”, sipas BE-së.

Von der Leyen shprehu”ngushëllimet e saj më të sinqerta dhe ato të Bashkimit Europian për humbjen katastrofike të jetëve dhe shkatërrimin nga tërmeti i fundit”, thuhet në deklaratë.

BE shpreson të mbledhë fonde shtesë për Turqinë dhe Sirinë gjatë një konference donatorësh që do të mbahet në Bruksel në mars.

Në një njoftim për shtyp të mërkurën, blloku tha se operacioni i tij në rajonet e prekura është një nga “operacionet më të mëdha të kërkim-shpëtimit” të kryera përmes Mekanizmit të tij të Mbrojtjes Civile.

Një total prej 21 shtetesh anëtare të BE-së dhe tre shtete pjesëmarrëse kanë ofruar deri më tani 38 ekipe të shpëtimit, të përbërë nga 1,651 persona dhe 106 qen kërkimi dhe shpëtimi. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button