Lajme të mira për Çellsin, trajneri Potter gjen 3 titullarë

Në “Stamford Brixh” luhet ndeshja e kthimit e Ligws sw Kampionwve mes Çellsit dhe Borusia Dortmundit. Gjermanët fituan 1-0 ndeshjen e parë, ndaj për londienzët një sfidë e vështirë në fushën e tyre, për të përmbysur disavantazhin dhe kualifikuar, për t’i dhënë kuptim këitj seozni zhgënjyes.

Për trajnerin Graham Potter vijnë lajme të mira nga infermieria, pasi futbollistët Ris Xhejms, N’golo Kante dhe Kristian Pulishiç janë stërvitur rregullisht me grupin në dy seancat e fundit stërvitore. Për pasojë, ata janë në dispozicion të trajnerit, që mund t’i aktivizojë që nga minuta e parë.

E sigurt prania e Xhejmsit në fushë që nga minuta e parë, ndërsa për Kante dhe Pulishiçin parashikohet një start nga stoli nëse do të aktivizohen. Gjithsesi, dy lojtarë të rëndësishëm për Çellsin, që me përvojën e tyre mund të ndryshojnë fatet e ndeshjes në pjesën e dytë nëse luajnë.

LEXO EDHE:

Back to top button