Trending
LAJMI I FUNDIT: Kumanovë, Prokuroria e obligon me paraqitje të dyshuarën për dhunë ndaj vajzës minorene
Alsat mëson ekskluzivisht se Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka obliguar vetëm me paraqitje 19 vjeçaren P.A nga Kumanova e dyshuar për dhunë ndaj një vajze minorene, akt të cilin e dyshuara në bashkëpunim me vajza të tjera e ka gjiruar dhe publikuar në rrjetet sociale.
Sipas organit të akuzës 19 vjeçarja dhe dy vajzat e tjera minorene që kanë marrë pjesë në dhunë kundër viktimës do të ndiqen penalisht për veprën penale “dhunë”. Për shkak se dy nga të dyshuarat janë minore, nuk janë obliguar me paraqitje, ndërsa 19 vjeçarja P.A obligohet të paraqitet çdo të hënë. /Alsat.mk
Videon e gjeni këtu…








