“Laksativet, a janë të dëmshëm për shëndetin?”
“Laksativet, a janë të dëmshëm për shëndetin?”
Gazetare: Arta Sefadini
Laksativët mund të përdoren për të ndihmuar në lehtësimin e kapsllëkut. Ato funksionojnë duke stimuluar lëvizjet e zorrëve ose duke zbutur jashtëqitjen. Sidoqoftë, përpara përdorimit të tyre duhet provuar ndryshimi i stilit të jetës dhe ushqimit.
Dr. Stanoevska thotë që mjekët amë mundohen që të parandalojnë kapsllëkun nëpërmjet ushqimit.
“Për shkak se laksativet ndihmojnë për momentin, zorrët do të zbrazen, por më pas vjen përsëri një periudhë kur pacienti nuk ka jashtëqitje për disa ditë dhe përsëri i njëjti problem.. Mundohemi të shkojmë me dietë, çajra, me trajtim natyral, por nëse nuk ndihmon. pastaj jepen edhe supozitorë laksativë dhe tableta, xhel, shurupe, sepse ndonjëherë mund të jetë problem serioz.” – thotë ajo.
Kapsllëku paraqet një problem serioz si në shëndetin fizik ashtu edhe në atë psiqik.
Laksativët duhet të përdoren me nevojë deri në zgjidhjen e problemit, dhe jo në mënyrë konstante sepse mund të vijnë deri në paraqitjen e efekteve anësore. Ndonjëherë njerëzit i përdorin laksativët shumë shpesh sa mund të rrezikojnë shëndetin. Si duhet përdorur laksativët?
Dr. Stanoevska përgjigjet se “Kur pacientët përdorin laksativë shumë shpesh dhe ky është problem, dhe atëherë mund të kemi një pacient që ka diarre të bollshme dhe jashtëqitje të vazhdueshme, kështu që tani përkundrazi duhet të qetësoni këtë inflamacion që ka ndodhur, këtë kolit që ka ndodhur në zorrën e trashë, kështu që do t’ju duhet t’i hiqni pacientit laksativët, t’i jepni përsëri probiotikë dhe një qetësues, kështu që përdorimi i vazhdueshëm i laksativëve nuk rekomandohet fare.” /Alsat.mk








