LAMM: Komunikacioni pa probleme, rreth 40 minuta pritje në “Bogorodicë”
Për shkak të rritjes së frekuentimit të makinave në drejtim të Greqisë, gjatë këtyre ditëve ka pasur pritje të gjata në pikën kufitare Bogorodicë. Përgjatë javës kolonat e gjata kanë shkaktuar pritje për hyrje në Maqedoninë e Veriut deri në 4 orë. Ndërkohë sot, sipas Lidhjes Auto Moto për lëshimin e shtetit qytetarët presin rreth 40 minuta, ndërsa në pikat tjera kufitare nuk regjistrohen pritje të gjata./Alsat.mk.








