LAMM: Pritje deri në 30 minuta në Tabanoc për hyrje në Maqedoni
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare “Tabanoc” për hyrje në vend, pritet rreth 30 minuta.








