LAMM: Trafiku në mbarë vendin zhvillohet pa pengesa

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë lagështa, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Rekomandohet shpejtësi të adaptuar, respektim i sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes të posaçëm në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

LAMM përkujton vozitësi se nga data 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button