Laporta: Dembele është i lumtur në “Kamp Nou”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se anësori, Ousumane Dembele, është i lumtur në Barcelonë. I pari i klubit katalunas ka thënë se vetë francezi i ka thënë se dëshiron të qëndrojë.

“Dembele më ka thënë gjithnjë se dëshiron të qëndrojë. Ai ka qenë shumë i respektuar këtu dhe jemi të lumtur që e kemi”, tha Laporta.

Kontrata aktuale e Dembeles skadon në vitin 2024, andaj po tentohet që sa më shpejt të fillohen bisedimet për rinovimin e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button