Laporta kërkon 4 blerje në verë dhe kontratë të re me Busketsin

Njeriu i parë i Barcelonës, Zhoan Laporta, ka bërë të ditur se gjiganti katalanas do të aktivizohet në merkaton e verës dhe planifikon katër përforcime. Laporta është i sigurt se do t’i kapërcejë problemet financiare dhe nuk shqetësohet për shkeljen e fer-play-it dhe mesa duket tashmë ka zgjedhur lojtarë të rinj për skuadrën e tij.

“Këtë verë do të marrim një anësor të ri të majtë, portier, sulmues dhe mesfushor dhe po përgatisim edhe një kontratë të re për Serhio Busketsin”, tha Laporta.

Këtë sezon, Barcelona është në rrugë të mbarë për të fituar titullin e La Ligës, pasi që aktualisht ka nëntë pikë më shumë se Real Madridi.

LEXO EDHE:

Back to top button