Laporta: Marr rreziqe të llogaritura për Barcelonën

Presidenti i Barcelonës, Zhoan Laporta i qëndron lëvizjeve që katalanasit kanë bërë këtë verë, pavarësisht kritikave nga jashtë klubit që pretendojnë se ata po luajnë kumar në tregun e transferimeve.

Katalanasit janë aktivizuar në merkaton e verës, edhe përkundër situatës së tyre të trazuar financiare. Por presidenti nuk mendon se ata kanë marrë ndonjë vendim të gabuar.

“Shitja e 25% të “Barça Studios” ishte një vendim që sinqerisht nuk doja ta merrja. Ishte një kërkesë. Unë nuk jam kumarxhi, marr rreziqe të llogaritura për të mirën e Barcelonës,” tha Laporta për “New York Times”. /albeu.com

LEXO EDHE:

Back to top button