Lara Kolturi renditet në vendin e 20-të, në garën e sllallomit gjigand në Kronplatz

Gara e radhës në Kupën e Botës për femra në ski u zhvillua në pistën italiane të Kronplatz. Në garën e sllallomit gjigand mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Kolturi.

Në këtë garë ajo u rendit në vendin e 20, larg vendeve të para ky është renditur zakonisht këtë sezon. Ky është rezultati më i dobët për Colturi këtë sezon, që në katër raste është ngjitur edhe në podium.

Në zbritjen e parë, Kolturi dha kohën 1’16”42, duke u renditur në vendin e 22-të. Ndërsa në zbritjen e dytë, koha e skiatores kuqezi ishte 1’07”54, duke rikuperuar dy pozicione në klasifikim.

Kështu, pas dy zbritjeve, me kohën në total 2’23”96, skiatorja Lara Kolturi u klasifikua në vendin e 20-të. Pavarësisht rezultatit disi zhgënjyes, 19-vjeçarja Kolturi vijon të bëjë një sezon të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button