Largimi I Orbanit, përfitime për BE-në, Rusisë I mbyllet porta

Largimi i ndikimit të Viktor Orbanit shihet si një fitore gjeopolitike për Bashkimin Evropian. Analisti Visar Ademi, i ftuar në intervistën e lajmeve qëndrore në Alsat, deklaroi se Hungaria ka shërbyer si porta hyrëse e Rusisë në Ballkan, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Sipas Ademit, përfitimet nga mbyllja e kësaj “porte” janë të dyfishta. Së pari, Ademi tha se ndërpritet aksi i ndikimit rus që shtrihej nga Hungaria në Serbi, Maqedoni dhe Greqi. Së dyti, sipas Ademit, BE-ja do të ketë më shumë unitet në vendimmarrje, duke mos u penguar më nga vetot hungareze për sanksionet ndaj Rusisë. Ademi theksoi gjithashtu se përmes Hungarisë janë financuar media dhe portale në rajon për të favorizuar sistemet autokrate.

“Shumë të mëdhaja janë përfitimet. E para janë gjeopolitike sepse në qoftëse Hungaria ishte porta hyrëse politike e Rusisë në Bashkimin Evropian dhe nëpërmjet Rusisë kishte ndikim edhe në Serbi, dhe në atë aksin vertikal Serbi, Maqedoni dhe Greqi, tanimë kjo portë gjeopolitike për Rusinë apo edhe për vendet të cilat nuk kanë demokraci funksionale apo edhe për vendet të cilat kanë regjime politike, tashmë kjo portë duhet mbyllur. E dyta tregon që do të ketë më tepër kohezion politik dhe vendimarrës në Europë. Bashkimi Europian kishte problem me Hugarinë sepse ato nëpëmjet vetove, sanksioneve që jepnin nuk…vendosin veto që të ndihmojnë Ukrainën apo vendosin veto për të vendosur sanskione ndaj Rusisë. Ishta porta hyrëse kryesore e Rusisë në BE, pastaj nëpërmjet Huangarisë këtu financoheshin portale, gazeta e kështu me radhë për t’u favorizuar kjo lloj autokracie e cila kishte interesa më të mëdhaja politike, gjeopolitike që ishin të lidhura me Rusinë. Tani, kjo  portë do të mbylllet”, deklaroi analisti Visar Ademi. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button