Lavrov do të qëndrojë në Serbi më 6 dhe 7 qershor

Lavrov do të qëndrojë në Serbi më 6 dhe 7 qershor

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të zhvillojë një vizitë dyditore në Serbi më 6 dhe 7 qershor.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, raporton B92.

Zaharova tha se Lavrov në Beograd do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë shtetëror.

“Lavrov do ta vizitojë Serbinë më 6 dhe 7 qershor. Ai planifikon të takohet me presidentin, ministrin e Punëve të Jashtme, kryetarin e Kuvendit Kombëtar dhe Patriarkun serb”, tha ajo në një konferencë për media.

Ajo shtoi se tema e bisedimeve me zyrtarët serbë janë bashkëpunimi politik dhe ekonomik ndërmjet Rusisë dhe Serbisë, si dhe çështje të tjera aktuale të politikës ndërkombëtare.

LEXO EDHE:

Back to top button