Lavrov kritikon kolegët e perëndimit: S’keni argumente kundër Rusisë

Lavrov kritikon kolegët e perëndimit: S’keni argumente kundër Rusisë

Gazetare: Fatlume Dervishi

Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, në konferencën e sotme për shtyp, shprehu keqardhjen që në Këshillin Ministror të OSBE-së të mbajtur dje në Shkup, ka pasur një situatë ku nuk ka pasur arsye për të festuar përvjetorin e OSBE-së, ai madje u shpreh shumë kritik ndaj kolegëve të tij të perëndimit.

“Shohim një degradim të gjithçkaje në të tre dimenzionet e sigurisë, ushtarak dhe politik, ekonomik, humanitar dhe të drejtat e njeriut. Nuk do të jap shembuj por vetëm më lejoni të them se kolegët tanë nga perëndimi nuk kanë marrë asnjë leksion nga dështimi i tyre, kanë bërë shkatërrimin e OSBE-së me këmbëngulje të madhe dhe 90% e fjalimeve dje nga kolegët e perëndimit ishin pikërisht për këtë. Kishte vetëm pak zëra të arsyeshëm dje, që na kujtuan se OSBE-ja është themeluar për bashkëpunim dhe siguri të përbashkët”, deklaroi Lavrov.

Ndërkohë derisa komentoi largimin e Blinkenit dhe Borellit i quajti frikacak që nuk janë përballur në sesionit e Këshillit të Ministrave.

“Në mëngjes nuk ishte ministri ukrainas ose ministri nga vendet baltike. Sekretari i shtetit Blinken u largua, Borell u largua. Pse ndodhi kjo? Ndoshta ata donin ta vënë në pah qëllimin e tyre për të izoluar Rusinë. Kurse unë mendoj se janë frikacakë, frikësohen nga bisedat e sinqerta dhe me fakte. Kjo sqaron përpjekjen e tyre për të mos u dhënë vizë diplomatëve tanë, si për eventet e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zhvillimet në Paris, në sesionet e UNESKO-s. Ato janë frikacakë. Të paktën në këto dy vitet e fundit të kësaj lufte hibride të perëndimit kundër Rusisë ne e shohim se ata nuk kanë argumente të arsyeshme kurse ne i kemi prezantuar faktet tona dje me detaje dhe askush nuk kundërshtoi”, tha Lavrov. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button