Lazov: Vetëm 5% e kompanive në vend janë të orientuara nga eksporti

Lazov: Vetëm 5% e kompanive në vend janë të orientuara nga eksporti

Të dhëna shqetësuese për gjendjen me eksportin thekson profesori universitar Darko Llazov në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat. Siç thotë ai, nga numri i përgjithshëm i kompanive në vend, gjegjësisht 70 mijë, vetëm 5% janë të orientuara drejt eksportit.

“Nëse hyjmë në strukturën e atyre 3500 kompanive, të dhënat janë edhe më shqetësuese. Vetëm 450 nga ato 3500 kompani eksportojnë me vlerë më të madhe se një milion dollarë dhe vetëm 1300 kompani eksportojnë me vlerë më të madhe se 100 mijë dollarë. Që do të thotë se 2300 kompanitë e mbetura nga ato 3500 janë kompani që eksportojnë një vlerë të parëndësishme, nën 100 mijë dollarë”, thotë Llazov.

LEXO EDHE:

Back to top button