LD: BDI-ja diskriminon shqiptarët në shëndetësi

LD: BDI-ja diskriminon shqiptarët në shëndetësi

BDI-ja diskriminon shqiptarët me mbi 100 milion euro në shëndetësi, thonë nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhtit, shkruan Alsat.

Sipas tyre, mjetet e ndara për Spitalin e Tetovës, Shtëpinë e Shëndetit dhe Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë, janë 25 milion euro më pak se në institucione shëndetësore të qyteteve tjera për vitin 2022, prandaj edhe qytetarët përballen me kushte shumë të këqija kur kërkojnë shërbime shendetësore.

“Në vitin 2022, Fondi i sigurimit shëndetësor për Spitalin Klinik të Shtipit kishte ndarë 12 137 denarë për kokë të të siguruarit , për Spitalin Klinik të Manastirit kishte ndarë 9608 denarë, kurse për Spitalin Klinik të Tetovës kishte ndarë 4599 për kokë të të siguruarit. Dallimi i dukshëm është edhe për mjetet e ndara për shtëpitë e shëndetit. Kështu për shembull Fondi i Shëndetësisë për Shtëpinë e Shëndetit në Kratovë ka ndarë 6178 denarë për kokë të të siguruarit, ndërsa për Shtëpinë e Shëndetit në Tetovë vetëm 890, d.m.th. shtatë herë më shumë banorët e Kratovës se sa ata të Tetovës. Pa hamendje mund të konstatohet se në periudhën 2019-2022 shqiptarët dëmtohen në shëndetësi me minus 100 milion euro, shumë kjo që flet për politikat e BDI-së në shëndetësi”, tha Rexhep Memedi, Lëvizja Demokratike. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button