LDK: Kryetari i ri do të ketë mandat deri në 2023-ën

Një ditë pas mbajtës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, Isa Mustafa dha dorëheqje nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).Nga LDK thotë se pas Kuvendi i kësaj partie po bënë përgatitjet për të zgjedhur kryetarin e ri. Nëpërmjet një njoftimi nga LDK thuhet se kryetari i ri do të ketë mandatin deri në gusht të 2023-ës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, pas paralajmërimit të dorëheqjes së Kryetarit të saj Isa Mustafa, po i kryen përgatitjet për Kuvendin, në të cilin do të zgjedh kryetarin e ri të saj. Mandati i kryetarit të ri do të zgjasë deri në përfundimin e mandatit të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht deri në gusht të vitit 2023. Konsultat nëpër degë, me anëtarësinë dhe me strukturat e LDK-së për kandidaturat për kryetar do të zhvillohen deri në fund të këtij muaji. Propozimet mund t’i përcillen Sekretarit të LDK-së, për Komisionin Kandidues. Procesi i propozimeve, të cilat i përcillen Kuvendit është i hapur dhe pa asnjë ndërhyrje nga organet e LDK-së. Kuvendi do të vendosë, duke respektuar në tërësi dispozitat e Statutit të LDK-së”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LEXO EDHE:

Back to top button