Leao: Dua të qëndrojë, tani Milani e di se çka duhet bërë

Rafael Leao ishte protagonist në kualifikimin e Milanit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Galopimi i tij me top për 50 metra si dhe driblimi i disa lojtarëve të Napolit, ka përfunduar me një asist te Zhir-s, tregojnë më së miri për forcën dhe aftësitë e portugezit.

Gjithsesi, e ardhmja e tij te “kuqezinjt”ë është në dilemë, pasi kontrata i sakdon pas një viti dhe rinovimi mungon të vijë. Ndaj, 23-vjeçari portugez, i ka dërguar sot një mesazh klubit në lidhje me rinovimin e kontratës

 

“Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e Milan, që luaj këtu. Kjo është shtëpia ime. Kam ende edhe një vit kontratë dhe po bisedojmë me klubin për të ardhmen”, u shpreh Rafael Leao për mediat italiane.

 

Duke folur për të ardhmen, ai ishte i qartë.

 

“Unë dua të qëndroj këtu, por janë disa gjëra që duhen sistemuar dhe klubi e di këtë gjë. Shpresoj që situata të qartësohet sa më shpejt”.

 

Milan u kualifikua për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pas barazimit 1-1 ndaj Napoli, ndërkohë që “kuqezinjtë” fituan 1-0 ndeshjen e parë.

LEXO EDHE:

Back to top button