Pep Guardiola: Ne do të mbrohemi në sfidën e kthimit

Man. Siti sonte do të luajnë ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena” dhe synimi është të shkojnë në gjysmëfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Pep Guardiola e di shumë mirë se nuk do të jetë e lehtë në Munih me një Bajern që do të bëj të pamundurën për ta rikthyer rezultatin. Trajneri spanjoll ka lënë të kuptohet se do të ndryshojë skemën pasi në këtë sfidë ai pritet të mbrohet.

“Ne do të mbrohemi sigurisht. Pjesë e lojës është që ju duhet të mbroni dhe ne do të mbrohemi në sfidën e kthimit. Kjo është një mundësi për të treguar veten përballë një prej skuadrave më të mira në Evropë dhe ne do të përpiqemi të imponojmë lojën tonë.

Ne do të përpiqemi të bëjmë sa më shumë që të jetë e mundur. Mendësia është të përpiqemi të fitojmë ndeshjen”, u shpreh trajneri i Man. Sitit.

Tutje trajneri spanjoll foli edhe për vitet e kaluara në Munih, duke thënë se Bajerni ka mentalitetin e duhur edhe për ta përmbysur rezultatin.

“Unë kam kujtime të pabesueshme në Munih. Kam qenë këtu në Munih dhe e di mentalitetin e këtij klubi. Ata do të tentojnë të bëjnë mrekullinë dhe për këtë arsyeje duhet të kemi kujdes”, tha ndër të tjera Guardiola.

Skuadra që kalon tutje nga kjo përballje në gjysmëfinale do të takohet me Real Madridin.

LEXO EDHE:

Back to top button