Arrestohet një person nga Manastiri, zbardhën tri vepra penale

Arrestohet një person nga Manastiri, zbardhën tri vepra penale

Policia kriminalistike pranë Sektorit për Punë të Brendshme-Manastir gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 43 vjeçarin N.D. nga Manastiri për shkak të dyshimit se ka kryer grabitje në rrethinën e Manastirit.

“Më 11.04.2022 rreth orës 08:00 personi në fjalë në një barnatore në rrugën “Sollunska” në Manastir nën kërcënimin me pistoletë ndaj një të punësuare, ka marrë një shumë të hollash. Më 16.05.20233 në orën 06:55, N.D. nga barnatorja në rrugën “Dimitar Ilievski Murato”, nën kërcënimin me thikë ndaj të punësuarës, ka marrë një pliko me fatura… N.D. është privuar dhe ndaj tij deri tek Prokuroria Themelore Publike-Manastir është ngritur padi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës “grabitje”, që është e dënueshme në bazë të nenit 237 alineja 1 nga Kodi Penal, ndërkohë që nga gjykatësi i procedurës paraprake personit në fjalë i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, thuhet në njoftimin e SPB-Manastir.

LEXO EDHE:

Back to top button