Leard Sadriu do të vazhdojë karrierën në Slloveni

Kapiteni i Kombëtares U21 të Kosovës ka nënshkruar me klubin e NS Mura. Klubi nga elita e futbollist slloven ka njoftuar se Sadriu ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

21-vjeçari së fundi luajti si i huazuar te Skënderbeu nga Shkëndija. Ai regjistroi 57 paraqitje për klubin nga Korça dhe 19 sosh për klubin nga Tetova.

Mbrojtësi nga Ferizaj numëron edhe 15 paraqitje për Kombëtaren U21 të Kosovës. Sadriu te Mura do t’i gjej dy futbollistët tjerë nga Kosova, Mirlind Dakun dhe Dardan Shabanhaxhajn.

LEXO EDHE:

Back to top button