Rusia: SHBA-ja është fajtore për krizën e gazit në Europë

Rusia: SHBA-ja është fajtore për krizën e gazit në Europë

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se SHBA është përgjegjëse për krizën e gazit  në Europë, duke i shtyrë liderët europianë drejt hapit “vetëvrasës” të ndërprerjes së bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik me Moskën, shkruan The Guardian.

E pyetur se çfarë duhej të ndodhte që gazsjellësi kryesor Nord Stream 1 të fillojë të përsëri punën, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova tha:

“Dëgjo, ju po më bëni pyetje që edhe fëmijët e dinë përgjigjen: ata që e filluan këtë duhet ta përfundojnë këtë”.

Ajo tha se SHBA prej kohësh kërkonte të prishte lidhjet energjetike midis Rusisë dhe fuqive të mëdha europiane si Gjermania. Forcat politike që luanin rolin e “provokatorëve” u sollën në pushtet në vendet e BE-së, shtoi ajo.

“Dominimi i Uashingtonit mbizotëroi. Është një vetëvrasje absolute,” tha Zakharova.

LEXO EDHE:

Back to top button