VIDEO / Lebron Xhejms në “All Star 2023” shpalosi edhe të ardhmen e tij

LeBron Xhejms ishte i pranishëm vetëm në pjesën e parë të “All-Star Game”. Pavarësisht kësaj, në pjesëmarrjen e tij të 19-të në këtë event gjatë karrierës së tij të lavdishme, ylli i Los Anxheles Lejkers vërshoi mediat me lajmet që dha. Është spekuluar shumë se sa vite kanë mbetur për ish-lojtarin e Klivlend Kavalirsit dhe Majami Hit, kështu që fjalët që u dëgjuan në transmetimin e “TNT” në shtëpinë e Juta Xhazit kanë zbuluar planet e kampionit të NBA.

 

“Duhet të ngadalësoj. Edhe disa vite të tjera”, deklaroi LeBron James.

 

Ai planifikon të luajë në parket me djalin e tij – Broni Xhejms, i cili është gjithashtu disa vjet larg nga kualifikimi për t’u përzgjedhur në Draftin e NBA-së. Për momentin dhe pasi ka barazuar Karem Abdul Xhabarin me 19 paraqitje në “All-Star Game”, aktualisht Xhejms duhet të vendosë mendjen në 23 ndeshjet që i ka mbetur me Lejkersin këtë sezon, pasi ata janë aktualisht jashtë play-off-it në vendin e 13-të në Konferencën Perëndimore.

LEXO EDHE:

Back to top button