LeBron Xhejms trondit NBA-në, reflekton tërheqjen nga ky sport

LeBron Xhejms bëri gjithçka që kishte mundësi në ndeshjen e katërt play off për të mbajtur Lejkers në lojë, por pa sukses. Ai realizoi 40 pikë e 10 kërcime, por në fund u detyrua të dorëzohej, ndërkohë që Denveri fitoi 4-0 serinë e finaleve “play off” në Konferencën e Perëndimit dhe shkoi në finalet e titullit në NBA. Pas eliminimit, katër kampioni i NBA-së u shpreh se mund të tërhiqet nga sporti.

“Kam shumë gjëra për t’u menduar në nivelin personal në lidhje me mundësinë për të vazhduar basketbollin apo jo. Duhet të reflektoj shumë për të ardhmen time,” ka thënë mes tjerash Xhejms.

 

Lebron Xhejms, tashmë 38 vjeç, mbylli sezonin e tij të pestë me Lejkersin. Deklaratë që ka tronditur të gjithë NBA, pasi kohë më parë kishte deklaruar se dëshironte të luante edhe dy sezone, deri në momentin që djali i tij Broni mund të debutonte në Ligë (sezoni 2024-2025).

 

“Do të mendohem dhe më pas do të vendos nëse do të tërhiqem apo jo. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk di asgjë në këto momente, pasi kam shumë gjëra për të cilat duhet të mendoj. Personalisht, kur bëhet fjalë për basketbollin kam shumë gjëra për të menduar. Unë luaj vetëm për të fituar titullin dhe nuk mjaftohem të dal në finalen e Konferencës”, tha LeBron James, që ka edhe dy vite kontratë me Lejkersin.

LEXO EDHE:

Back to top button