Lehtësohet procedura për fotovoltaikët
Lehtësohet procedura për fotovoltaikët

Qeveria në seancën e sotme miratoi ndryshimet në Ligjin e Ndërtimeve në pjesën për instalimin e fotovoltaikëve. Për shkak të krizës energjetike, disa nga procedurat burokratike po reduktohen.
Me ndryshimet e reja për instalimin e fotovoltaikëve, investitorët do të duhet vetëm ta njoftojnë komunën amë, dhe të dorëzojnë një ekstrakt nga regjistri qendror, nëse bëhet fjalë për kompani, ose një kopje të letërnjoftimit, nëse është person fizik.
“Termocentralet fotovoltaike do të mund të instalohen te amvisëritë deri në 6 kilovat, dhe te personat juridikë deri në 40 kilovat, ndërsa te ndërtesat kolektive mund të instalohen nga komuniteti e banuesve, por energjia elektrike të përdoret vetëm për hapësirat e përbashkëta”, tha Blagoj Boçvarski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.