Qeveria mori 50 milionë euro hua, kjo është arsyeja

Qeveria mori 50 milionë euro hua, kjo është arsyeja

Qeveria mori 50 milionë euro të reja hua. Autoritetet për këtë hua ranë dakord me Shparkase Bank, për të cilën shteti do të paguajë një interes prej 2.5 për qind.

Sipas informacioneve nga Ministria e Financave, paratë do të përdoren për të përballuar krizën energjetike. Nga financat theksojnë se këto 50 milionë euro janë vetëm një pjesë e parave që mungojnë në thesarin e buxhetit dhe llogaritet se ajo shumë i kalon 900 milionë euro.

Tashmë autoritetet presin momentin e duhur për të lëshuar eurobond të ri për t’i siguruar këto para. Gjithashtu, është lëshuar edhe një obligacion shtetëror afatgjatë prej 25.5 milionë euro për 15 vjet. Norma e interesit për ta është 4 për qind.

LEXO EDHE:

Back to top button