Lejkers-at ngecin sërish dhe rrezikojnë “play off”-in

Humbja e tretë radhazi për Denverin në kampionat, që gjithsesi nuk rrezikon kreun e renditjes në Perëndim. Nugets u mundën sot 122-120 nga Bruklini, sfidë ku 7 lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 10 pikë, përfshi titullarët. Për Denverin, Jokiç realizoi një “triple double”, me 35 pikë, 20 kërcime e 11 asiste, por që mbetën për statistikë.
Pas tri fitoresh ndalet ekipi i Lejkersit, që u mund 112-108 në fushën e tij nga Nju Jorku. Randëll me 33 pikë dhe Baret me 30 pikë të tjera, bënë diferencën në fushë për nju-jorkezët, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Rasellit për vendasit.
Ekipi i Oklahomës, falë 21 pikëve e 10 asisteve të Xhejlen Ulliamsit, mundi 102-90 San Antonio.
Filadelfia kërkon kreun në Lindje pas fitores së pestë radhazi, këtë herë ndaj Uashingtonit me shifrat 112-93. Për Filadelfia-n u dallua Embiid me 34 pikë. Fiton edhe Klivlendi, që mundi 114-108 Sharlotin, ndeshje ku u dallua Garland me 28 pikë. Ndërsa Nju Orlinsi, falë 41 pikëve të Trej Marfit, mundi 127-110 Portlandin.
NBA – Rezultatet
Denver – Brooklyn, 120-122
Charlotte – Cleveland, 108-114
Philadelphia – Washington, 112-93
New Orleans – Portland, 127-110
San Antonio – Oklahoma, 90-102
Lakers – New York, 108-112