Trosard, arrin një rekord unik në Premier Ligën e Anglisë

Leandro Trossard ishte arkitekti i fitores mbresëlënëse të Arsenalit ndaj Fulhamit. “Guners”-at fituan 3-0 në “Kraven Kotixh”, falë golave të Gabriel Magalhaes, Gabriel Martinelli dhe Martin Odegaard. Kjo fitore gjithashtu e ndihmoi Trosardin të theksonte më tej statusin e tij si një nënshkrim i frytshëm në afatin kalimtar të janarit. Arsenali i pagoi Brajtonin 35 milionë euro për shërbimet e belgut, pasi dështoi të arrinte objektivin e pare, Mykhaylo Mudryk, i cili iu bashkua Çellsit.

Trosard asistoi te tri golat e Arsenalit, gjë që i mundësoi të bëhej lojtari i parë në historinë e Premier Ligës, që realizon një “hat-trick” në pjesën e parë të një ndeshjeje si mysafir. Ai është lojtari i dytë këtë sezon që realizon tre asistime në një ndeshje të vetme, duke ndjekur hapat e Roberto Firminjos. Sulmuesi i Liverpoolit arriti të njëjtën gjë, megjithëse në shtëpi, në fitoren 9-0 të Liverpullit ndaj Burnemautit,  në muajin gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button