Lejkers marshon sigurtë,  pëson Golden Stejt

Los Anxhelos Lejkers vazhdon me serinë pozitive dhe së fundit mundi Hjustonin në transfertë me rezultat 117-100. Gjashtë basetbollist të Lejkersit realizuan mbi 10 pikë, me LeBron Xhejms që shënoi 26 pikë. Humbet skuadra e Golden Stejtit, që u mund nga Indiana Pejsers me rezultat 104-95. Tarner me 22 pikë e 12 rebound ishte më i mirë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Uiginsit për Golden Stejtit. Fiton skuadra e San Antonio, që falë 24 pikëve të Uallkerit mposhti Oklahoma Sitin me 112-102.

Në ndeshjen spektakolare, skuadra e Filadelfia doli fituesi duke poshtur Majamin me rezultat 137-134. Ndeshje magjike për Embiid, që realizoi 45 pikë e 16 kërcime. Ndërkohë Juta Xhaz fitoi me lehtësi 117-87 ndaj Klivlandit, ndërsa Bruklini mposhti 122-116 Denver Nagetsin

 

NBA – Rezultatet e sotme

Filadelfia – Majami, 137-134

Bruklin – Denver, 122-116

Klivlend – Juta Xhaz, 87-117

Çikago – Boston, e shtyrë

Hjuston – Lejkers, 100-117

Oklahoma – San Antonio, 102-112

Golden State – Indiana, 95-104

LEXO EDHE:

Back to top button