Lejkers pëson disfatën e dytë radhazi, fiton Filadelfia

Los Anxhelos Lejkers pësoi humbjen e dytë radhazi, pasi që një ditë më parë u mundën nga Atlanta. Në atë përballje, u lëndua LeBron Xhejmes, i cili udhëtoi me skuadrën për t’i përkrahur nga tribunat, kjo nuk mjaftoi, sepse Lejkersi humbi ndeshjen me rezultat 111-94. Më efikas te vendasit ishin Voker dhe Ajton me 26 pikë, ndërsa te Lejkersi u dalluan Harrell me 23 pikë dhe Denis Shroder me 22 pikë. Lejkers tani gjenden në pozitën e tretë të Konferencës Perëndimore.

 

 

Filadelfia ruan kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 101-100 ndaj Nju Jorkut, ndeshje e vendosur në kohën shtesë. Vijon moment i mirë për Bruklinin, që mundi 113-106 Uashingtonin, sfidë ku diferencën e bënë Irving me 26 pikë dhe Harden me 26pikë. Në sekondat e fundit fiton Oklahoma, që mundi 114-112 Hjustonin, ndërsa Bostoni fitoi 112-96 ndaj Orlandos.

LEXO EDHE:

Back to top button