Shilegov këmbëngul që mali Vodno të miratohet me ligj të posaçëm

Me sa duket, Vodno do të mbrohet me zgjidhje ligjore. Institucionet, disa ministri dhe Qyteti i Shkupit, me nismë të Ministrisë së Ekologjisë, i analizojnë të gjitha vërejtjet për Vodnon. Nuk publikohen detajet, nga takimet e tyre. Kryetari i Shkupit Petre Shilegov, thotë se ai këmbëngul, që për Vodnon të miratohet një ligj i posaçëm.

 Mos bëjmë lojëra më Vodnon, të mos i kujtohet dikujt sërish të hapë rrugë në Vodno. Mënyra jonë e funksionimit është e tillë, ndoshta demokracia pak është më e ngadaltë, por është shumë e rëndësishme ta dëgjojmë zërin e qytetarëve, zërin e njerëzve sesa në mënyrë autonome të marrim çfarëdo vendimi. Procesi është përfshirës dhe është në rrjedhë e sipër dhe të gjitha palët e interesuara janë të përfshira. Unë pres që të kemi zgjidhje cilësore dhe të mirë për mbrojtjen e malit Vodno- deklaroi PetreShilegov.

Profesori universitar, Ivan Blinkov nga Fakulteti i Pylltarisë zgjidhjen e sheh në një ligj të posaçëm për malin Vodno. Fillimisht, mali duhet të ofrojë mbrojtje për qytetin e Shkupit nga erozionet dhe përmbytjet e mundshme, ndërsa më pas të mbrohet flora dhe fauna.

Sipas hulumtimeve tona, e gjithë Vodno duhet të shpallet zonë erozive, pjesë që janë me procese aktive erozive, që do të thotë se nëse ndryshohet mënyra e përdorimit të tokës, mund të ndodhin procese të larta të erozionit, të cilat më pas gjenerojnë sasi të madhe të grumbullimeve. Prandaj nuk mundet me një zgjidhje, nuk mundet me një ligj- pohoi Ivan Blinkov, profesor universitar.

 Në debatin publik për Vodnon, profesorët universitar dhe ekologët u ankuan sepse vetëm me Vendimin për zonë të mbrojtur të kategorisë së pestë, në Vodno do të mbroheshim vetëm flora dhe fauna. Prandaj, ata kërkuan, ndërsa Ministria e Ekologjisë pranoi, që mbrojtja të jetë më e madhe dhe të synojë  parandalimin e zgjerimit të ndërtimit, përmbytjeve dhe erozioneve. Ndërsa Vodno të ketë mbrojtje të pyllit.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button