Rikthehet dialogu “Zhan Mone”, partitë bisedojnë për rishikimin e Rregullores

Rikthehet dialogu në Kuvend për procesin ‘Zhan Mone’, pas një kohe më të gjatë. Deputetët e të gjitha partive parlamentare, janë takuar me dyer të mbyllura, për të biseduar për ndryshimet e mundshme të rregullores së Kuvendit. Kjo me qëllim që të gjendet një zgjidhje që të mos mund të bllokohet puna e kuvendit. Alsat mëson se deputetët janë marrë vesh mes që dialogu për çështjet e rregullores të fillojë më 15 mars, ndërsa në të diskutohen katër shtyllat kryesore të rregullores së Kuvendit. Kovid-19 shtyu “Zhan Mone-në”. Në takimin e fundit tet-a-tet në shkurt të vitit të kaluar, ndryshimet që mbetën të pazgjidhura, përveç kohëzgjatjes së seancës konstituive, ishin miratimi i Rregullores së punës, me emrin e ri kushtetues të vendit, si dhe kriteret për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të Kuvendit dhe ndihmësit e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button