Lejkersat mundin kampionët, Nju Jorku barazon në Florida

Los Anxhelos Lejkers fitojnë 117-112 gjysmëfinalen e parë play off ndaj Golden Stejtit, në fushën e këtij të fundit, duke udhëhequr 1-0 serinë e takimeve. Një ndeshje e ekuilibruar dhe e hapur deri në fund, ku për miqtë 5 lojtarë realizuan mbi 19 pikë.

Diferencën e bëri Entoni Dejvis, autor i 30 pikëve e 23 kërcimeve, ndërsa LeBron Xhejms e mbylli me 22 pikë e 11 kërcime. Në krahun tjetër, Stefon Kerri realizoi 27 pikë, Tompson 25 dhe Poll shtoi 21 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen e kampionëve në fuqi të NBA-së.

Në Konferencën e Lindjes, ekuilibër pas dy ndeshjeve të para mes Nju Jorkut dhe Majamit. Nju-jorkezët fituan 111-105 ndaj rivalëve nga Florida në shtëpinë e tyre, duke barazuar 1-1 serinë. Brunson me 30 pikë ishte më i miri në fushë për Nju Jorkun, mbështetur edhe nga Rendëll me 25 pikë dhe Barret me 24 pikë. Te Majami u ndje mungesa e Batler, ndërsa Martin ishte më efikas me 22 pikë.

 

Konf.Lindje, Gjysmëfinale

Boston – Filadelfia (0-1)

Nju Jork – Majami 111-105 (1-1)

Konf.Perëndim, Gjysmëfinale

Denver – Feniks (2-0)

Golden Stejt – Lejkers 112-117 (0-1)

LEXO EDHE:

Back to top button