Shpërthen në flakë depozita e naftës pranë Krimesë

Shpërthen në flakë depozita e naftës pranë Krimesë

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një depozitë që mbante sasi të mëdha naftë në distriktin rus të Temryuk, shumë pranë urës së Krimesë që ndodhet në ngushticën e Kerch dhe që lidh Rusinë kontinentale me gadishullin e aneksuar njëanshmërisht nga Moska.

Lajmi u dha nga agjencia e lajmeve Ria Novosti e cila deklaron se situata është tepër alarmante për shkak se zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe dhe lëndët që po digjen e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Aktualisht nuk raportohet për të lënduar si pasojë e këtij zjarri, teksa motivet janë ende të paqarta, por nuk përjashtohet dhe mundësia se mund të bëhet fjalë për një akt sabotazhi nga Ukraina, në prag të nisjes të kundërofensivës së saj pranverore.

Ndërkohë që nata nuk ka qenë e qetë as mbi territorin ukrainas, ku Kievi ishte sërish në qendër të objektivit rus për ta sulmuar me raketa.

Dhjetëra shpërthime janë dëgjuar pak pas mesnate në kryeqytet, por pjesa më e madhe e tyre ka qenë si pasojë e aktivizimit të sistemit të mbrojtjes antiajrore që asgjësoi predhat armike.

LEXO EDHE:

Back to top button