Lejkersat në krizë, fitojnë Orlando dhe Filadelfia

Mungesa e dy lojtarëve lider, LeBron Xhejms dhe Entoni Dejvis, ka ndikim të fortë te skuadra e Lejkersit, që nuk arrin të fitojë dot. Kalifornianët u mundën 128-111 nga Nju Orlins, duke zbritur në vendin e katërt në renditje në Konferencën e Perëndimit. Te Lejkersi mungoi lojtari-lider, ndërsa për vendasit u dalluan Ingram me 36 pikë e Uilliamson me 27.

Fitore të vështirë korri Bruklini në Konferencën e Lindjes, që mundi 116-112 Portlandin. Harden realizoi 25 pikë e 17 asist, ndërkohë që munguan Irving dhe Durant. Në krye të renditjes në Lindje qëndron Filadelfia, që mposhti 108-98 Golden Stejtin. Harris e mbylli me 25 pikë e 13 rebound, ndërsa te miqtë u ndje mungesa e Kerrit.

Feniksi bëhet forca e dytë në Perëndim, pas fitores 110-100 ndaj Majamit, ndeshje e dominuar nga miqtë. Buker me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për Feniksin. Pa probleme fiton edhe Denveri, që mposhti 110-99 Orlandon, sfidë ku diferencën e bëri Jokic, me një “triple double” (28 pikë, 15 rebound e 10 asist).

LEXO EDHE:

Back to top button