Lejkersi e Millouki, vazhdojnë garën për trofeun e parë të Kupës së NBA-s

LeBron Xhejms ka deklaruar së fundmi se është i vendosur që të arkëtojë Kupën e NBA-së, në edicionin e saj të parë. Los Anxheles Lejkers siguruan kualifikimin në “Final Four” të Kupësë së NBA-së dhe në Las Vegas do të luftojnë për të bërë histori në një tjetër segment. Skuadra me më shumë trofe në NBA, mundi Feniksin me rezultat 106-103 dhe do të luajë kundër Nju Orlinsit,për një vend në finalen e madhe.

LeBron ishte i shkëlqyer, shënoi 31 pikë, 15 prej të cilave në çerekun e fundit, në të cilin Feniksi u kërcënua që të rikthehej, pasi më parë kishte -14 pikë dieferencë. Entoni Dejvis i dha mbështetje të madhe me 27 pikë dhe 15 kërcime, ndërsa Ostin Rivs shtoi 20 pikë. Te skuadra e Feniksit, Kevin Durant shënoi 31 pikë, por humbi një goditje për barazimin e rezultatit në tentimin e fundit të ndeshjes. Një nga arsyet kryesore të humbjes së Feniks Sans janë 22 topa të humbura.

Më parë, Milouki deklasoii Nju Jorkun me rezultat146-122, pavarësisht se Xhulius Randëll shënoi një të tretën e pikëve të Nju Jorkut (41). Milluoki Baks vendosi një rekord të ri me 60.5%  të realizimit të gjuajtjeve për 3 pikë dhe në gjysmëfinale do të përballen me Indiana-n gjatë ditës së premten (në mëngjes) në Las Vegas.

Antetokounmpo pati një paraqitje të shkëlqyer në sulm, shënoi 35 pikë me 10 asistime dhe 8 kërcime, i ndjekur nga Lillard me 28 pikë dhe Bizli me 18 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button