Zyrtare, ja sa gjatë do të mungojë Mark-Andre Ter Stegen

Portieri gjerman Mark-Andre ter Stegen ka vendosur që të operohet në shpatull, operacion që pritet ta mbajë larg fushave për gati dy muaj. Lajmin e konfirmoi vetëm portieri 31-vjeçar, përmes një deklarate në rrjetet sociale.

“Pas mjaft konsultimeve intensive me stafin mjekësor të klubit dhe me mbështetjen e mjaft ekspertëve të fushës, vendosa që të operohem. Do të kryej një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull”, tha Ter Stegen, që luan me Barcelona.

 

“Fakti që m’u desh të ndalem më trishton dhe më bezdis, por mendoj se është vendimi i duhur. Operacioni më siguron rikthimin në formën më të mirë për klubin dhe kombëtaren”, shkruan Ter Stegen, që nuk luan prej gati një muaji.

Portieri ka kohë që ka probleme me shpatullën dhe portieri pret të rikthehet në shkurt të vitit të ardhshëm, për të ndihmuar skuadrën në Ligën e Kampionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button