Lëndimi i Kilian Mbape-s alarmon PSZH-në

Kilian Mbape luajti vetëm 21 minuta ndaj Montpelies, pasi francezi u largua i dëmtuar duke vendosur në alarm trajnerin Galtier.

PSZH ia doli të merrte tri pikët, por tani vëmendja spostohet te sulmuesi, i cili ndjeu shqetësime në pjesën e gjurit. Kjo pasi muaji shkurt është shumë vendimtar për parizienët, pasi PSZH do të luajnë dy herë ndaj Marsejës, në Kupë dhe kampionat, ndaj Monakos dhe në Ligën e Kampionëve do të masin forcat me Bajern Munihun, takim që pritet me interes.

Pas dëmtimit të Nejmariy, mungesa e Mbappe do të ishte një humbje e madhe për PSZH, por priten ekzaminimet e reja mjekësore për të kuptuar kohën e rikuperimit./Supersport/

LEXO EDHE:

Back to top button