Lëndohet Mbape, nuk dihet se sa do të mungojë

Paris Sen-Zhermeni nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Klub Brizhit. Ylli i ‘parisienëve’, Kilian Mbape u detyrua të largohej nga loja në pjesën e dytë shkaku i një lëndimi.

Mbape u zëvendësua në minutën e 51’ me Mauro Ikardin, pasi nuk mundi të vazhdonte lojën.

Futbollisti besohet se ka dëmtuar kyçin e këmbës dhe sot pritet që pas testeve mjekësorë të mësohet shkalla e dëmtimit. Gjiganti francez shpreson që të mos jetë lëndim serioz pasi Mbappe është shumë i rëndësishëm për klubin.

LEXO EDHE:

Back to top button