Shkëlqen Grilish te Siti, dështon Mesi te PSZH

Man. Siti ka arritur të mposht Lajpcigun me rezultat 6-3, ku debutoi Xhek Grealish në Ligën e Kampionëve. Mefsuhsori ofenziv arriti të realizojë një asistim në min e 16’ për Nahan Ake, ndërsa realizoi një gol të bukur në min e 56’. Futbollisti u transferua te ekipi i Pep Guardiolas gjatë verës për një çmim të lartë rreth 117 milionë euro. Megjithatë, mesfushori menjëherë ka nisur të tregojë kualitetet e tij, duke dhënë përshtypjet e para që do të jetë një përforcimi i qëlluar për kampionin e Anglisë.

Ndërkohë Lionel Mesi nuk arrin të lë gjurmë në debutimin e tij te skuadra e PSZH në kuadër të Ligës së Kampionëve. ‘Parisienët’ përkundër yjeve në sulm si Kilian Mbape, Leo Messi e Neymar JR, nuk ia dolën të marrin rezultatin e dëshiruar kundër Brizhit (1-1). Golin e vetëm për PSZH-në,  e realizoi Ander Herrera në min e 15’.

Kjo ishte ndeshja e parë si titullarë e Messit me ekipin e ri, dhe ai nuk arriti të lë gjurmë në këtë duel.

Sulmuesi luajti 90 minuta të plotë, pa arritur të kontribuoj me gol apo asist. Argjentinasi si rrallë herë u ndëshkua me karton të verdh në min e 72’, megjithatë kjo ishte vetëm ndeshje e parë e plotë për të me gjigantin francez.

LEXO EDHE:

Back to top button