Skuadra e Çellsit nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në miqësoren e luajtur në Çikago përballë Borusia Dortmundit. Madje, më shumë se rezultati, kampi blu po shqetësohet për dëmtimin e yllit të skuadrës, Kristof Nkunku.
Sulmuesi u dëmtua në minutën e 20 të takimit pas një ndërhyrjeje të gabuar, duke ndjerë shqetësim në gjurin e tij. Kështu, u detyrua të largohet nga fusha duke i lënë vendin Mudrik. Stafi mjekësor i Çellsit ka nisur nga puna për të parë gjendjen e lojtarit, teksa shpresohet që të mos ketë një dëmtim të rëndë.
Me dëmtimin e Nkunku-s, rriten shanset që Armando Broja të ketë hapësirë në skuadër. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, ka lënë pas dëmtimin e tij dhe duket se është i gatshëm që të bashkohet me skuadrën në stërvitje për të qenë nën urdhrat e trajnerit Poketinjo.









