Milani arrin akordin me klubin, De Ketelare huazohet tek Atalanta?!

E vetmja gjë që mungon është “Po”-ja përfundimtare nga personi në fjalë, pastaj kalimi i Sharll De Ketelaere tek Atalanta do të jetë realitet. Milani dhe klubi bergamask kanë finalizuar marrëveshjen me belgun në qendër të negociatave: 3 milionë euro për huazimin e rëndë 1-vjeçar dhe të drejtën e blerjes për ta ushtruar në qershor 2024, e vendosur në shifrën e 23 milionëve.

Marrëveshja “udhëton” shpejt, dhe siç u përmend na mbetet vetëm të dëgjojmë mendimin e “playmaker”-it, i cili po kthehet në këto orë me ekipin nga SHBA. Më pas do të takohet me përfaqësuesit e tij për të bërë një bilanc të ofertës së Atalantës.

“Zikaltrit” janë plotësisht të gatshëm të mbulojnë pagën prej rreth 2 milionë euro të belgut. Mbetet për të kuptuar nëse De Ketelaere, i kërkuar edhe nga PSV, Real Sociedad dhe Lens, dëshiron të përfshihet nën urdhrat e një trajneri shumë kërkues si Gasperini. Me siguri ky i fundit ka treguar vazhdimisht se nxjerr në pah talentin maksimal nga pothuajse të gjithë lojtarët e kaluar nëpër duart e tij.

Milani, nga ana e tij, ka hapur mundësinë e shitjes së 21-vjeçarit me formulën e huazimit, me të drejtë blerjeje. Me shitjen e numrit 90, kryesisht jashtë projektit të Piolit (ai nuk luajti asnjë minutë në miqësoren e fundit kundër Barcelonës në SHBA), dyshja Furlani-Moncada në mënyrë efektive ‘anulojnë’ nënshkrimin më të rëndësishëm të sezonit veror të kaluar. Veç kësaj, ndërpresin të gjitha lidhjet me menaxhimin teknik të kaluar nga Paolo Maldini dhe Riki Massara.

LEXO EDHE:

Back to top button