Lenjani nga Zvicra në Turqi, te skuadra e Umraniespor

Emir Lenjani transferohet te skuadra turke e Umraniyespor, pas dy sezoneve të fundit me Grasshopper në Zvicër. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi turk nëpëmjet një portimi në rrjetet sociale, ku tregohet se lojtari shqiptarë ka firmosur kontratë për një vit dhe me opsion dhe një vit tjetër.

“Mirë se vjen Ermir Lenjani”, shkruan mes tjerash në njoftimin e klubit nga Stambolli.

Lenjani në të kaluarën ka luajtur edhe për klube, si Sioni, Nantes e Rennes, ndërsa e përfaqëson Shqipërinë që nga viti 2013.

LEXO EDHE:

Back to top button