“L’Equipe” e shpall kampion i kampionëve, Mesi mund Mbapen

Lionel Mesi mund të ketë frymëzuar Argjentinën për të mundur Francën në finalen e Kupës së Botës në Katar, por kjo nuk do të thotë se francezët e kanë harruar gjeniun e futbollistit më të mirë të ditës së sotme. Gazeta sportive L’Equipe e quajti atë “Kampion i Kampionëve”, në një renditje ku ai mundi Kilian Mbapen, Maks Verstapenin dhe Stefon Kerrin.

Argjentinasi 35-vjeçar, grumbulloi 808 pikë, duke lënë pas Mbapen me 381, Rafael Nadal me 285, çiklistit Remo Evenepel me 242 dhe kampionit të Formula 1, Maks Verstapenin me 196 pikë.

 

Në “Top 10” janë gjithashtu Karim Benzema, Armand Duplantis, Stefon Kerri, regbisti Anton Dupont dhe notari David Popoviçi.

LEXO EDHE:

Back to top button