Lëshimi i një rakete në Hënë do të shtyhet sërish

Për shkak të stuhisë tropikale Jan, e cila mund të shndërrohet në një uragan, NASA do të vonojë lëshimin e raketës më të fuqishme në Hënë, raportoi BBC.

Artemis I ishte planifikuar të nisej nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida të martën, më 27 shtator. Por Shtetet e Bashkuara përballen me kërcënime nga stuhia tropikale Jan, e cila po intensifikohet dhe po i afrohet Floridës, me një shans për t’u shndërruar në një uragan.

Lëshimi i raketës është anuluar dy herë më parë. Nisja e parë ishte planifikuar për në fund të gushtit, por u vonua për shkak të problemeve teknike. Përpjekja e dytë e lëshimit ishte në shtator, por ndodhi një rrjedhje karburanti.

Tani për herë të tretë nisja do të vonohet për shkak të kushteve të këqija atmosferike. NASA thotë se edhe nëse kjo ndodh, do të lejojë kërkime dhe analiza shtesë.

Ndihmës administratori për Drejtorinë e Zhvillimit të Sistemeve të Kërkimit të NASA-s, Jim Free, tha se nëse kushtet përmirësohen, ka ende një shans që nisja të ndodhë.

LEXO EDHE:

Back to top button