Letra e Trump për Ramën: Shqipëria pjesë e bordit ndërkombëtar për administrimin e Gazës

Letra e Trump për Ramën: Shqipëria pjesë e bordit ndërkombëtar për administrimin e Gazës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama publikoi letrën që i ka dërguar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duke ftuar Shqipërinë të jetë pjesëmarrëse si vend anëtar themelues i Bordit të Paqes. Trump fton Shqipërinë për t’iu bashkuar bordit që do të shërbejë si qeveri tranzitore në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës.

Rama shkruan se do të bëjë gjithçka për të lartësuar emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Në letrën e dërguar Trump e fton Ramën që t’i bashkohet asaj që ai e quan një përpjekje historike dhe Madhështore për forcimin e Paqes në Lindjen e Mesme dhe njëkohësisht në marrjen e një qasje të re plot guxim për zgjidhjen e Konfliktit global.

“Arritja jonë sjell së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të PAQES së PËRHERSHME, një Nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre, dhe të përkushtohen me mjeshtëri për një të ardhme të sigurt e të begatë për brezat që do të vijnë”, thuhet në letrën e presidentit amerikan.

Përveç Shqipërisë, ftesa të tilla kanë thënë se kanë marrë edhe udhëheqësit e Kandasë, Turqisë, Argjentinës dhe Paraguajit.
Një ditë më parë u publikuan edhe disa emra të tjerë që janë emëruar nga SHBA-ja për të qenë pjesë e bordit, mes tyre sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari special i presidentit Donald Trump, Uitkoff, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, dhe dhëndri i Trumpit, Kushner. Trump është kryetar i bordit, /Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button